Shefi i ushtrisë serbe tregon nëse do të ndërhyjnë në Kosovë
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, tha se situata në Kosovë është "shumë komplekse", porse Serbia, tash për tash, "nuk po e shqyrton mundësinë e reagimit ushtarak".

Në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë, Mojsilloviq tha se situata në Kosovë është "plot me tensione dhe lëvizje të njëanshme".

"Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, por, në bazë të të gjithë parametrave, është shumë e paparashikueshme", tha Mojsilloviq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai shtoi se ushtria serbe është në kontakt të vazhdueshëm me njësitë e KFOR-it - misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Mojsilloviq tha se ushtria serbe po e monitoron situatën në terren dhe e përjashtoi, siç tha, përdorimin e forcës ushtarake.

"Jeni dëshmitarë se si presidenti dhe Qeveria e Serbisë janë të përkushtuar për një gjendje paqësore dhe zgjidhje të situatës në Kosovë. Opsioni i reagimit ushtarak është përjashtuar, nuk është duke u konsideruar tash për tash", tha Mojsilloviq.

Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe, në dhjetor të vitit të kaluar, ka marrë vendim për transformimin e forcës së saj të sigurisë në ushtri.


Shtuar më 12/03/2019, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori