Rama i prerë: S’ka lehtësim, dritat e uji do të paguhen një më një!

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme gjendet i ftuar në “Opinion” me Blendi Fevziun.

Gjatë emisionit, Fevziu i është drejtuar kryeministrit me pyetjes nëse këto muaj izolimi do të ketë një masë lehtësuese nga qeveria për të mos paguar dritat e ujin.

Kryeministri është shprehur i prerë se dritat dhe uji do të paguhet një më një, dhe se dicka e tillë nuk mund të ndodhë kurrësesi.

“Pse të mos paguhen, kjo nuk do të ndodhë kurrë!”- tha ndër të tjera Rama. /albeu.com/


Shtuar 19.03.2020 20:49