Shefi i ekipit negociator i Beogradit shihet me dyshim nga serbët
Oliver Ivanoviç
Kryetari i të ashtuquajturit Këshill Kombëtar Serb në veri të Kosovës, Milan Ivanovic, ka thënë se serbët e veriut nuk kanë informata për platformën e Serbisë për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

“Ne jemi këtu, kemi përvojë shumëvjeçare, ka të bëjë me lëkurën tonë dhe ne më së miri e dimë çfarë duhet bërë. Shefi i ri sapozgjedhur i ekipit negociator të Beogradit, Dejan Pavicevic nuk u jep besim serbëve se do të jetë i përgjegjshëm në punë dhe ta bëjë në mënyrë cilësor, ashtu si kërkojnë bisedime me Prishtinën", ka thënë Ivanovic, një nga drejtuesit e strukturave paralele serbe të mbështetura nga strukturat kriminale në veri dhe të dirigjuara deri më tani nga Beogradi zyrtar. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2012, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori