SHBA vazhdon të mbështesë FSK-në
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Kadri Kastrati, priti sot, në ambientet e Ministrisë për FSK-në, një delegacion oficerësh të lartë të Ushtrisë Amerikane të prirë nga Gjenerali i G-3 të Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjeneralbrigade Michael Bills.


Gjeneral Kastrati e njoftoi gjeneralin Bills për zhvillimet dhe arritjet e FSK-së si dhe për bashkëpunimin bilateral në mes SHBA dhe Kosovës. Ndërsa, Gjenerali Amerikan, Michael Bills e ka njoftuar komandantin e FSK-së, për arritjet e US Army- Europë dhe për bashkëpunim e mëtejshëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2013, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori