SHBA-të mbështesin dialogun Kosovë-Serbi
Pëlqej
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka theksuar se SHBA-të me aleatët janë zotuar t’u ndihmojnë vendeve të Ballkanit të arrijnë integrimin e plotë në bashkësinë euro-atlantike. Ajo këto komente i bëri pas takimitWashington me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, William Hague, njofton RTK.

Rëndësinë e integrimeve të vendeve ballkanike Clinton e ka përmendur edhe pas takimit me aleatin tjetër, ministrin e Jashtëm austriak, Michael Spindelegger me ç’rast ka falënderuar Austrinë për kontributin në misionet paqësore, e sidomos angazhimin e saj në Kosovë.

“Ne biseduam për angazhimet e mëtejme në Ballkan. Ne do t’i informojmë Shtetet e Bashkuara për të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë”, citohet të ketë ministri austriak Spindelegger.

Clinton e vlerësoi të rëndësishëm rolin e Austrisë në rajon ndërsa nënvizoi domosdoshmërinë e të qenit të kujdesshëm në ndihmën dhe ndërmjetësimin që do ta udhëheq Bashkimi Evropian në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një rol të rëndësishëm do të ketë edhe Austria.

Në takimet në Washington të sekretares Clinton me homologët evropianë u bisedua për shumë vatra të krizës në botë në vigjilje të Samitit të NATO-së që do të mbahet të premten dhe të shtunën në Lisbonë të Portugalisë.
Shtuar më 18/11/2010, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori