SHBA: Të ketë ulëse për Kosovën në OKB
Pëlqej
Përfaqësuesi i SHBA-ve në OSBE, ambasadori Daniel Baer ka thënë se Kosova e meriton një ulëse në OSBE.

“Ne i bëjmë thirrje OSBE-së dhe shteteve anëtare të saj që ta pranojnë se Kosova meriton një ulëse në këtë tavolinë”, tha përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Baer. “Ne mund të fillojmë duke ftuar përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës në takimet e nivelit të punës ku diskutohen aktivitetet dhe çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Ne kërkojmë nga përfaqësuesi special Stoudmann që t’i dyfishojë përpjekjet për të gjetur rrugë që të arrihet kjo dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në këtë përpjekje”, tha Baer.

Ai theksoi se marrëveshja që po zhvillohet në Bruskel në mes Kosovës dhe Serbisë ka shumë rëndësi për të ardhmen e qetë të të dyja vendeve, ashtu sikundër edhe për të gjithë rajonin. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori