SHBA: Qeveria të krijohet sa më parë
Pëlqej
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sqaruar edhe njëherë pozicionin e saj lidhur me krizën politike që ka kapluar në vend.

Kjo ambasadë ka kerkuar ngritjen sa më të shpejtë të institucioneve të reja shtetërore në raport me Kushtetutën, ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Amerikanët thonë se nuk ka nevojë aktualisht që ata të ndërhyjnë në punë të brendshme të Kosovës, por se konfirmojnë vazhdimin e punës për të ngritur institucione të reja në vend.

Ambasada e SHBA-së vazhdon të këshillojë dhe të përkrahë institucionet dhe liderët politikë të Kosovës gjersa Kuvendi përgatitet që të kompletojë seancën e vet konstitutive dhe gjersa të formohet qeveria e re. Sidoqoftë, ne nuk besojmë se për misionet e huaja është i përshtatshëm roli i ndërhyrjes në procesin e brendshëm aktual politik”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

SHBA thekson se mbetet inkurajouese e Kosoves ne shume procese te saj drejt demokratizimit te vendit.

“Ne inkurajojmë Kosovën që të ndjekë procedurat që janë vendosur nga Kushtetuta, ligji, dhe Gjykatat, me qëllim të krijimit të qeverisë së re sa më shpejtë që është e mundshme”, thuhet më tej në përgjigje të ambasadës për Express.

Më tej, ambasada e SHBA-ve në Prishtinë thotë se Kosova duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë, të formojë Gjykatën Speciale, të vazhdojë rrugëtimin drejt BE-së si dhe të ndërmarrë reforma në sistemin e sigurisë. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori