SHBA përshëndet marrëveshjen Kosovë-Mali i Zi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Qeverinë e Kosovës dhe të Malit të Zi për arritjen e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet dy shteteve.

Në një komunikatë të Departamenti Amerikan të Shtetit, e cila i referohet edhe nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi thuhet se, këto marrëveshje do të kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe integrimin e tyre në BE.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë qeveritë e Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH), Kosovës dhe Malit të Zi, për nënshkrimin e marrëveshjeve për shënjimin e demarkacionit të kufijve ndërkombëtarë ndërmjet BiH dhe Malit të Zi, si dhe ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Këto marrëveshje, të nënshkruara gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor, do të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe do të avancojnë progresin e rajonit drejt integrimeve euroatlantike", thuhet në komunikatën e DASH. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2015, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori