SHBA përshëndet Ligjin kundër pjesëmarrjes në luftërat e huaja
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë përshëndet presidenten Atifete Jahjaga dhe Kuvendin e Kosovës për miratimin dhe dekretimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Në komunikatë thuhet se ky ligj përbën një mjet të rëndësishëm në strategjinë për luftën kundër ekstremizmit.

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përzemërsisht uron Presidenten Jahjaga dhe Kuvendin e Kosovës për miratimin dhe dekretimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. Ky ligj përbën një mjet të rëndësishëm në strategjinë më të gjerë të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm. Shtetet e Bashkuara e çmojnë partneritetin me Kosovën në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën për promovimin e bashkëpunimit të gjerë qeveritar dhe të një strategjie ndër-agjencish për ta luftuar atë", thuhet në komunikatën e Ambasadës amerikane në Prishtinë. /albeu.com/


Shtuar më 26/03/2015, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori