SHBA përmend zgjidhjen Kosovë-Serbi, s'ka njohje të pavarësisë
Pëlqej
Ushtruesi i detyrës së Zëvendësndihmësit të Sekretarit Amerikan të Shtetit Matthew Palmer I cili qëndroi për vizitë në Prishtinë dhe Beograd para disa ditësh, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në OKB është qëllimi i negociatave Kosovë –Serbi. Ai ka përmendur edhe afatet rreth marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Palmer megjithatë ka thënë se nuk ka ndonjë datë të precizuar se kur Kosova do të mund ta fitojë karrigen në OKB.

“Sigurisht që ky është qëllimi ynë. Nuk kam afat kohor për këtë, anëtarësimi në OKB është process i komplikuar, kërkohët kohë që të arrihet, por integrimi I Kosovës në sistemin ndërkombëtar është duke vazhduar, shpresoj se do të përshpejtohet dhe që Kosova në një periudhë të shkurtër do të jetë anëtare e OKB’së, por edhe një herë, nuk kemi ndonjë afat të caktuar, datë të dëshiruar për këtë, pra sa më parë të jetë e mundur” ka thënë Palmer.

Diplomati amerikan ka ka folur edhe për afatin e bisedimeve për normalizimin e raporteve Kosovë –Serbi duke thënë se nëse kjo do të arrihej deri në fund të vitit do të ishte e shkëlqyeshme.

“Kur është fjala për kornizën kohore, a mendoj se normalizimi duhet të arrihet deri në fund të vitit- do të ishte e shkëlqyeshme, mendoj se ka shans për progress të rëndësishëm deri në fund të vitit 2018 nëse dyl palët i kthehen me përkushtim procesit.

Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë do të bisedohet më gjatë. Shpresoj që të dyja palët do të munden të arrijnë përparim, mendoj se kjo është e mundur, por nuk dua të vendos afat përfundimtar – në kuptimin që dy palët duhet që deri më këtë datë të gjejnë zgjidhjen ose duhet ta gjejmë një zgjidhje tjetër. Do të jemi në këtë proces aq sa duhet” ka thënë Palmer.


Shtuar më 17/04/2018, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori