SHBA kundër zgjedhjeve në Veri
Mary Warlick
SHBA mbështet sovranitetin e Kosovës, ndërkaq zgjedhjet lokale në veri do të zgjidhnin përfaqësues, të cilët nuk kanë kurrfarë fuqie me ligjet e Kosovës, ka thënë ambasadorja amerikane në Beograd, Mary Warlick.

“Kur Serbia mbajti zgjedhje në Kosovë në vitin 2008, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, deklaroi se ato zgjedhje dhe rezultati i tyre, sikurse edhe institucionet komunale serbe, ishin pa legjitimitet. Kështu që, kjo është një çështje që duhet adresuar”, ka thënë Warlick për mjetet serbe të informimit, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Warlick ka përsëritur se për SHBA-të, çështja e statusit është e mbyllur.

Ajo ka thënë se pavarësia e Kosovës përbën një rast të veçantë dhe nuk mund të trajtohet si precedent në situata tjera.

“Duhet pasur parasysh se Kushtetuta e Kosovës ofron mbrojtje për serbët kosovarë. Serbët në jug të lumit Ibër, shfrytëzojnë këto garanci që ta zhvillojnë komunitetin dhe të mbrojnë interesat e tyre”.

“Kemi dashur të shohim përparim në sundimin e ligjit në veri të Kosovës, ashtu që serbët që jetojnë atje të kenë jetë më cilësore. Besoj fuqishëm se ndarja nuk është në interesin e askujt”, ka thënë ndër të tjera Mary Warlick.
Shtuar më 08/03/2012, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori