Kryesuesi Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë dhe kërcënimet që mund të paraqiten, Dana Rohrabacher, ka theksuar se “mospajtimi ndërmjet Kosovës e Serbisë po i pengon të dy vendet”.
Ai thekson se “
Serbia nuk po mund i fillon bisedimet për pranim me Bashkimin Evropian, ndërsa
Kosova është e bllokuar nga ushtrimi i sovranitetit të saj të plotë” dhe shtoi se “është në interesin e të dy palëve për ta gjetur zgjidhjen”.
Ndaj në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të
Shteteve të
Bashkuara sot mbahet një dëgjim në temën:
Kosova dhe
Serbia – rruga kah paqja, transmeton rel.
Siç thuhet në faqen në Internet të Dhomës Përfaqësuese, kongresisti republikan nga Kalifornia, konsideron se “derisa BE-ja i lehtëson negociatat, Kongresi i
Shteteve të
Bashkuara duhet të jetë i sigurt se Departamenti i shtetit po luan rol konstruktiv në mbështetjen e politikave, që i zgjidhë çështjet, e jo që vetëm i mbulon”. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2013,
ora 10:39