Presidentja e Kosovės Atifete
Jahjaga, gjatė qėndrimit nė SHBA u takua me pėrfaqėsuesit e komunitetit tė biznesit nė
Ajova, me tė cilėt ka diskutuar pėr mundėsitė e bashkėpunimit me afaristėt nė Kosovė.
Sipas njoftimit te presidences, nė takimin e organizuar nga gjenerali Timothy Orr, i Gardės Kombėtare tė SHBA-sė,
presidentja Jahjaga theksoi se vizita nė
Ajova dėshmon lidhjen e fuqishme me Republikėn e Kosovės, pėrmes marrėveshjes sė nėnshkruar pėr Partneritet shtetėror.
Presidentja vlerėsoi rolin e SHBA-sė pėr paqen, lirinė dhe demokracinė nė Kosovė dhe tha se bashkėpunimi ndėrmjet dy shteteve po thellohet edhe mė shumė me partneritetin mes Iowa-s dhe Republikės sė Kosovės.
Duke folur pėr zhvillimin ekonomik
Presidentja Jahjaga theksoi se
institucionet e Kosovės po punojnė pėr tė nxitur rritje tė qėndrueshme nė tė gjitha fushat e ekonomisė, duke e mbajtur trendin pozitiv tė rritjes.
Ajo theksoi se Kosova ėshtė njė treg atraktiv pėr investime tė huaja me taksa tė ulta, sistem bankar tė qėndrueshėm, me ligje qė mbrojnė investimet dhe me fuqi punėtore tė re dhe tė shkolluar.
Institucionet e Kosovės janė tė pėrkushtuara qė tė vazhdojnė tė krijojnė njė mjedis tė sigurt pėr investitorėt e huaj dhe ata vendor, duke pėrmirėsuar edhe me tė tutje klimėn e biznesit, duke zhvilluar infrastrukturėn nė vend dhe duke e nxitur tregun e lirė. Ne po punojmė sė bashku me FMN-nė dhe Bankėn Botėrore, pėr tė pėrcaktuar aktivitetet qė do tė pėrshpejtonin rritjen ekonomike, do tė krijonin vende tė reja tė punės dhe do tė mbėshtesnin kohezionin social, tha
presidentja Jahjaga. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2012,
ora 17:29