SHBA i jep Kosovës 1.1 milion dollarë për të përballuar coronavirusin (VIDEO)
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë të ditur se vendi i tij i ka ofruar Kosovës, përkatësisht Qeverisë së saj një shumë prej 1,1 milion dollarë, si mbështetje në luftën kundër coronavirusit.

Siç ka shkruar Kosnett në Twitter, këto mjete do të ndihmojnë qeverinë e Kosovës për të rritur aftësinë e reagimit për të parandaluar transmetimin e mëtutjeshëm dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19.

“Qeveria e Kosovës merr 1,1 milion dollarë nga SHBA për të siguruar mbështetje operacionale dhe për të rritur aftësinë e reagimit të Kosovës për të ndaluar transmetimin e mëtutjeshëm dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19. #SëbashkuNeMundemi”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Bashkimi Evropian ka nënshkruan sot kontratën e ndihmës prej 5 milionë eurosh për Kosovën për luftimin e COVID-19, që njihet si koronavirusi i ri.

Përmes një video-konference, kontratën e kanë nënshkruar Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Brendan Keirnan, ndërkaq që i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti.

“Jemi bashkë në këtë, dhe të bashkuar do të fitojmë”, ka thënë Apostolova.

Mjetet financiarae jane të dedikuara për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë së coronavirusit.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë njoftuar që kjo kontratë përfshinë furnizimin me pajisje të specializuara laboratorike dhe mjete për mbrojtjen nga koronavirusi dhe trajtimin e tij, për nevojat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.

/Telegrafi/
Shtuar më 30/03/2020, ora 20:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori