SHBA, gati për ndërmjetësimin Kosovë-Serbi
Pëlqej
Bashkimi Europian është në pozitë të përshtatshme për të ndërmjetësuar bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të përfshihen në këtë proces. Kështu ka deklaruar Filip Gordon, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.

“Të dyja, Serbia dhe Kosova duan të anëtarësohen në BE dhe ne e mbështesim integrimin e tyre kur të kenë përmbushur kriteret. Ne gjithashtu kemi deklaruar se presim që të jemi të përfshirë dhe jemi të gatshëm për një gjë të tillë."-ka thene Gordon. Duke folur për Bosnjën, Gordon premtoi se Uashingtoni do të qëndrojë përkrah ketij vendi, por sipas tij, pjesa me e madhe e punes per te vazhduar reformat kushtetuese i takon vete lidershipit atje. (rel)
Shtuar më 05/11/2010, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori