SHBA e shqetësuar në hetimin për Listat e Veteranëve
Pëlqej
Për dorëheqjen e Prokurorit Special, Elez Blakaj, i cili po hetonte listat e veteranëve të UÇK-së, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Prishtinë. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, thotë se është e dhimbshme që një nga prokurorët e vendit detyrohet të jap dorëheqje për shkak të kërcënimeve.

Ambasada Amerikane e konsideron dështim të drejtësisë, dorëheqjen e Prokurorit që hetonte mashtrimet në listat e veteranëve.

“Është dekurajuese të dëgjosh lajmet e dorëheqjes të Prokurorit Special, Elez Blakaj, sidomos për shkak që ai po punonte në çështje të rëndësishme siç është hetimi i listave mashtruese të veteranëve”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Në reagimin e amerikanëve thuhet se prokurori i tërhequr nga detyra e tij, kishte përkrahjen e Qeverisë Amerikane.

“Ai kishte përkrahjen e qeverisë amerikane të kryente studimet për master në fushën e drejtësisë dhe hulumtoi raste të rëndësishme në Kosovë. Kosova duhet të dëshmojë përpjekjen e vetë në sistemin e drejtësisë, jo vetëm duke i përkrahur prokurorët, por edhe t’i mbrojë të gjithë ata që duan të shërbejnë në detyrën e tyre”. thuhet në reagim.


Shtuar më 15/08/2018, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori