Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato paraqitet në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Qato dyshohet se ka shkelur barazinë me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale “shpërdorim detyre”, “shkeljes së barazisë në tendera”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë gati 60 mln euro.

Aktualisht po bëhen veprime hetimore ndërsa KLSH ka bërë verifikime dhe ka paditur penalisht Qaton dhe pesë zyrtarë për kohën kur ushtronin detyrën pranë ARRSH-së me dyshimin se mund të kenë shpërdoruar detyrën dhe abuzuar me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë./albeu.com


Shtuar 3.02.2023 11:06