SHBA do të vazhdojë të mbështesë FSK-në
Admirali Amerikan Mark Mongomery, zëvendësdrejtor i Politikave Planeve dhe Strategjive në Komandën Amerikane për Evropë (EUCOM) me bashkëpunëtorë, ka qëndruar për një vizitë pune në Ministrinë e FSK-së, ku është prit nga ministri Agim Çeku, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm Shkëlzen Syla.

Ministri Çeku e ka falënderuar admiralin Montgomery dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin FSK-së, dhe njëherësh e ka njoftuar me zhvillimet e FSK-së, si dhe me rishikimin e Strategjisë të Sektorit të Sigurisë, për vitin 2013.

Admirali Mantgomery gjatë vizitës ka konfirmuar mbështetjen e mëtejme të SHBA-ve për FSK-në, si në: trajnimin, edukimin dhe pajisje.

Admirali amerikan Mongomery, po sot, vizitoi edhe njësitet e FSK-së në Ferizaj dhe Mitrovicë

Admirali amerikan Mongomery, me bashkëpunëtorë, po ashtu ka bërë sot vizitë pune edhe në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të FSK-së, në Ferizaj, ku u prit nga komandanti, gjeneralbrigade Enver Cikaqi. Komandanti i KDS-së, me këtë rast, e ka njoftuar admiralin Mangomery me të arriturat, dhe planet e zhvillimit të KDS-së dhe të FSK-së.

Gjatë kësaj vizite admirali Mongomery, ka konfirmuar mbështetjen për FSK-në, si në: trajnim, edukim dhe pajisje. Me këtë rast ai u interesua të dijë më shumë, për kërkesat dhe nevojat që ka KDS-ja, me qëllim që t’i ndihmohet FSK-së, për të qenë sa më e suksesshme. Po ashtu, admiral Mongomery së bashku me gjeneral Cikaqin, bënë vizita në qendrat trajnuese të KDS-s?, n? kursin për Lider Luftarak, i cili ?sht? duke u mbajtur nga Ekipet Mobile të SHBA-ve, të cilat trajnime janë shumë të r?nd?sishme p?r FSK-në.

Pas vizitës në KDS, admirali Mark Mongomery, së bashku me bashkëpunëtorë, ka vizituar edhe Batalionin e Brigadës për Reagim të Shpejtë, në Mitrovicë, ku ka përcjellë nga afër trajnimet e këtyre njësive, në terren. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2012, ora 19:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori