SHBA dhe BE mbështesin marrëveshjen e OSBE-së për zgjedhjet
Departamenti amerikan i shtetit ka mbështetur marrëveshjen e arritur mes OSBE-së, Kosovës dhe Serbisë, për pjesëmarrjen e serbëve kosovarë me dyshtetësi në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.

Përmes një komunikate për media ky departament pershëndet nismën e kryesuesit të OSBE-së dhe e udhëheqjes së OSBE-së në Vjenë dhe Prishtinë, për nismën e tyre dhe përpjekjet e tyre të palodhshme për sigurimin e marrëveshjes nga të dy palët.
Edhe Bashkimi Evropian ka përshëndetur edhe marrëveshjen e fundit të arritur me Serbinë, sipas të cilës OSBE-ja do të lehtësojë votimet në territorin e Kosovës për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori