SHBA: Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi nuk cenon integritetin territorial
Departamenti Shtetit ka shqyrtuar vijën e detajuar të caktimit të kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi të përgatitur nga Komisioni Shtetëror i Kosovës për shënjimin mirëmbajtjen e kufirit shtetërorë, thuhet në një njoftim të ambasadës amerikane.

"E kuptojmë që baza e Komisionit për demarkacionin ka qenë Kushtetuta Jugosllave e vitit 1974">1974, e cila e ka definuar kufirin e Kosovës me anë të kufijve administrativë komunalë, që janë të ndarë në zona kadastrale. Kjo bazë e përcaktimit të vijës kufitare është përdorur edhe në Propozimin Gjithëpërfshirës të të dërguarit Special të OKB-së Martti Ahtisaari dhe në Kushtetutën e vitit 2008 të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftim.

"Pas rishikimit të hartave të vitit 1940 e deri më tani, përfshirë edhe ato që janë përdorur nga Komisioni për përcaktimin e kufirit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përcaktuar se vija e përcaktuar së voni përputhet ngushtë me kufirin e definuar në Kushtetutën e vitit 1974">1974. Kufijtë që janë përshkruar në vitin 2008, përputhem me detajet e propozuara të vitit 2015. Ne rikujtojmë se përfundimi i marrëveshjes së kufirit është një nga lushtet për liberalizim të vizave, dhe përbën një hap të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane", mbyllet njoftimi i DASH. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2015, ora 15:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori