Seselji, vrasësit të Gjinqiçit: Je hero i Serbisë
Pëlqej
Lideri nacionalist radikal serb, Vojislav Seselj, i cili është në gjykim në Hagë për 12 vjet rresht, i akuzuar për krime kundër njerëzimit, ka falenderuar vrasësin e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjinçiç, duke e quajtur atë "hero të Serbisë".

Sesejli në këtë libër që do të dalë së shpejti e lartëson vrasësin e ish-kryeministrit Gjinçiç, duke e krahasuar atë me vrasësin e princit të Austro-Hungarisë, Gavrilo Princip dhe me vrasësin serb të Sulltan Muratit, Millosh Obliqin, raporton "Kurir".

Personi që vrau ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjinçiç, Zvezdan Jovanoviç është dënuar me 40 vjet burg për veprën penale të vrasjes./albeu.com/


Shtuar më 07/09/2014, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori