Seselji: Nderhyme se serbët po vriteshin nga kroatët
Pëlqej
Politikani nacionalist serb, Vojislav Sesejl ka thënë në gjyqin e ish-liderit kroato-serb, Goran Handiç se ajo që udhëhoqi luftërat në Kroaci ka qenë Ushtria Popullore e Jugosllavisë.

Seselj, kreu i Partisë Serbe Radikale, i cili është edhe vetë në gjyq për krime lufte në ish-Jugosllavi, dëshmoi në Gjykatën e Hagës të martën si një dëshmitar i mbrojtjes për Hadzic, duke mbështetur historinë e ish-liderit serbo-kroat sipas së cilës ai nuk është përgjegjës për veprimet ushtarake gjatë konfliktit të vitit 1991-1995 në Kroaci, raporton BIRN.

Kryetari i Partisë Radikale Serbe u shpreh se filloi organizimin ushtarak dhe më tej agresionin mbi Kroaci sepse atje "serbët arrestoheshin, vriteshin dhe ekzekutoheshin nga kroatët".

“Serbët ishin të pashpresë... Ne po çonim në mënyrë të paligjshme luftëtarë të veshur si civil për të kaluar kufirin dhe më pas i stërvisnim ata në një fermë të braktisur në lumin Danub,” dëshmoi Seselj./albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori