Mourinho futet fuqishëm në garë për të firmosur me Kumbullën

Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, ku ka treguar paraqitje të shkëlqyera me Helas Veronën, ndonëse vetëm pak kohë më parë mbushi 20 vjeç, ndërkohë që në fushë duket si një lojtar me eksperiencë të madhe.

Pikërisht këto paraqitje të shkëlqyera të mbrojtësit shqiptar, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha, që duan ta kenë pjesë të tyre. Interi, Napoli dhe Lacio e ndjekin prej kohësh lojtarin, teksa në garë së fundmi është futur edhe Fiornetina, që gjithashtu dëshiron shërbimet e lojtarit.

Edhe disa skuadra nga Premier Liga kanë shfaqur interes gjithashtu për 20-vjeçarin, teksa i fundit që i është bashkuar garës, është Totenhemi. Thuhet se Murinjo e ka ndjekur Kumbullën dhe dëshiron ta ketë në ekipin që ai drejton, në mënyrë që të zëvendësojë Jan Vertongen që do largohet në verë dhe dretuesjit do perpiqen t’ia plotesojne kete kërkesë.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë edhe Verona që tashmë e ka ngritur çmimin për lojtarin dhe nga 20 milionë euro që kërkonte në fillim, tashmë do të paktën 30 milionë euro për ta lënë të lirë Kumbullën, një çmim ky që ndoshta mund të rritet në të ardhmen.


Shtuar 6.05.2020 14:49