Serwer: Kosova të bëjë kujdes nga islami politik i Erdoganit!
Analisti i njohur dhe njëherësh njohës shumë i mirë i politikave në Ballkan, Daniel Serwer, ka thënë se lideri turk, Erdogan, ka krijuar probleme të mëdha për veten e tij dhe nuk e di se nëse ai domosdoshmërisht do të mbetet një faktor i rëndësishëm në Kosovë.

"A mund të imagjinohet Kosova të mbetet imune në atë që po ndodh në pjesën tjetër të botës, unë do të thosha se ju jeni një vend i vogël.

Erdogani ka krijuar probleme të mëdha për veten e tij dhe në këtë pikë unë nuk e di se nëse ai domosdoshmërisht do të mbetet një faktor i rëndësishëm në Kosovë", ka thënë Serwer në një intervistë për "Zërin".

Sipas tij, Erdogan ka të njëjtin mendim në lidhje me Putinin që ka krijuar probleme të mëdha për veten e tij dhe tani ai në mënyrë të qartë është duke ndërhyrë në Ballkan në një mënyrë absolutisht të papranueshme.

"Ju duhet të mësoni sesi ta mbroni veten nga këta njerëz, pasi gjithmonë do të ketë forca më të mëdha sesa Kosova që përpiqen të rrëmbejnë vendin tuaj dhe që përpiqen të rrëmbejnë popullin tuaj, prandaj ju duhet të mësoni sesi ta mbroni veten tuaj", ka thënë analisti.

Server ka thënë gjithashtu se është i indinjuar për artikullin e "Neë York Times", pasi pika kryesore e artikullit fliste për ekspansionizmin e sauditëve.

"Unë pajtohem me këtë dhe mendoj se artikulli ishte i mirë në këtë temë.

Në pikat ku mendoj se artikulli ishte i keq është se nuk i ka përfshirë detajet në lidhje me masat e ashpra të ndërmarra nga Qeveria e Kosovë", ka thënë Sewer.

Ai shtoi se radikalizmi fetar, jo feja, nuk është vetëm një kërcënim për të në Washington.

"Është kërcënim për Hashim Thaçin më shumë se për mua, është një kërcënim më i madh për njerëzit që jetojnë në Bosnjë, kështu që njerëzit gjithmonë mbesin të habitur, pasi amerikanët ndihmuan për të fituar pavarësinë dhe sovranitetin dhe se ata presin nga ju vetë t'i trajtoni problemet tuaja, kështu ne e kuptojmë pavarësinë dhe sovranitetin, për t'i trajtuar vetë problemet tuaja", tha analisti Daniel Serwer. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2016, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori