Rrahën brutalisht baba e bir në Itali, në pranga 20-vjeçari shqiptar dhe dy shokët e tij

Karabinierët kanë arrestuar një italian, një 20-vjeçar shqiptar dhe një brazilian 19-vjeçar pasi dyshohet se janë autorët e një rrahjeje brutale më 13 maj.

Mediet përtej Adriatikut, shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Somma Lombardo, Varese të Gallarate.

Sipas rikonstruksionit të ngjarjes, të tre ishin në kërkim të një të riu me të cilin ishin grindur disa ditë më parë në një lokal nate dhe duke mos e gjetur, kanë sulmuar me shqelma dhe grushte dy burra, babë e bir.

Ushtarët e Stacionit Somma Lombardo, në koordinim me Prokurorinë Publike Busto Arsizio dhe me Karabinierët e Kompanisë Gallarate, i identifikuan të tre përmes dëshmive të mbledhura dhe pamjeve të kamerave të sigurisë.

Babai dhe djali u dërguan në spital. Ansa shkruan se babai ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa djali përfundoi me frakturë në kafkë.