Aksident fatal në Itali, humb jetën 37-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një shqiptar. Mediat italiane bëjmë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 2 korrikut në një kryqësimi në Varese dhe viktimë ka mbetur 37-vjeçari Alfred Voka i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Emri është publikuar dje nga mediat italiane. Shqiptari udhëtonte me një motor tip Yamaha V-Max dhe u përplas nga një “Jeep” ndërkohë sipas inspektimeve të para ka ishte makina ajo që i preu rrugën motorit.

Ekspertët pritet që të përcaktojnë shpejtësinë e motorit dhe makinës në momentin e ngjarjes. Megjithatë, sipas mediave, drejtuesi i fuoristradës duhet t’i kishte dhënë përparësi motoristit./albeu.com