Humb kontrollin e motorit: 65-vjeçari transportohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Pëshkëpi.

Një 65-vjeçar ka humbur drejtimin e motorit me të cilin ishte duke udhëtuar dhe ka pësuar aksident.

Si pasojë burri ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në spital.

Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në aksin rrugorë Vlorë-Peshkëpi në afërsi të fshatit Qishbardhë, një shtetas rreth 65 vjeç duke drejtuar motorrin e markës “Lifan” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po kryen veprimet mëtejshme. /albeu.com/


Shtuar 13.06.2020 14:36