Sërish vërshime pranë “Rrugës B” (FOTO-LAJM)

Pa marrë parasysh se në cilën stinë, sapo të fillojë të bie një rrebesh i shiut qytetarë të shumë pjesëve të Prishtinës duhet të përgatiten që të mbrohen nga vërshimet. Ishte nata mes 10 dhe 11 shtatorit kur shiu i radhës shkaktoi vërshimet e radhës. Nuk është se të reshjet e shiut në Prishtinë janë të jashtëzakonshme, por rrjeti i kanalizimit është i jashtëzakonshëm ka thënë Lëvizja Vetëvendosje. Rrjeti është jashtëzakonisht i dobët dhe i ndërtuar pa asnjë planifikim.

Sipas saj, absurdi më i madh është ai i të famshmes “Rruga B” në lagjen Mati 1.

"E proklamuar nga kryetari aktual i Komunës së Prishtinës si rrugë me standardet më të larta Evropiane, kjo rrugë po del të paraqes problemin e radhës për Prishtinën. Përpos vonesave në përfundimin e ndërtimit të “Rrugës B” dhe shkeljes së çdo afati në këtë drejtim të caktuar nga vetë Komuna, kjo rrugë ende duke u ndërtuar po i shfaq defektet tejet të rënda teknike. Sa herë që bie shi tek rrethrrotullimi ku bashkohen “Rruga B” me rrugën “Muharrem fejza”, uji vërshon lokale të shumta afariste (ndër to edhe barnatoret e lagjes) duke shkaktuar secilën herë netë pa gjumë për qytetarët që duhet të mobilizohen për të hequr ujin dhe dëme materiale të konsiderueshme" - thotë VV-ja.

Pika e Lëvizjes Vetëvendosje në Matin 1, qysh nga 8 korriku i vitit 2012">2012 kur ngjashëm si tani vërshimet e dëmtuan këtë pjesë të lagjes , ka kërkuar që komuna ta sanojë këtë gjendje dhe të mos i lë qytetarët dhe afaristët në mëshirën e motit (reagimi i 8 korrikut 2012">2012 http:/www.vetevendosje.org/index.php?cid=1,107,4788) , mirëpo edhe pas më shumë se një viti pushteti komunal nuk e ka parë të udhës as që ta sanojë këtë gjendje e as që të paktën t’i vizitojë qytetarët e dëmtuar.

Aktivistët e Pikës së VV-së në Matin 1 sikurse në korrik 2012">2012 edhe tani po u qëndrojnë qytetarëve të kësaj pjese pranë duke ndihmuar në heqjen e ujit, mirëpo është e papranueshme që një qeverisja komunale përgjatë një rruge që ende është duke u ndërtuar tu shkaktojë këso dëmesh qytetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori