Sërish treni godet një makinë në Drenas, kur do të marrë masa Lladrovci?
Sot rreth orës 14:00, në fshatin Qikatovë të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku, ku treni ka goditur një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Qikatovë. Një tren ka goditur një veturë dhe si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime shoferi i veturës i cili është dërguar për trajtim në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.



Shtuar më 23/09/2018, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori