Sërish të shtëna dhe shpërthime në veri
Gjatë 24 orëve të fundit në veri janë regjistruar raste të reja shpërthimi dhe të shtënash ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar për këlto vepra. Zëdhënësi i policisë për rajonin Mitrovicës, Besim Hoti i ka thënë Radio Kosovës se nuk ka pasur shkëmbim zjarri dhe as dihet përkatësia e njerëzve të përfshirë në këto raste.

Ndërkohë që mediat serbe kanë cituar kryetarin paralel të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq të ketë deklaruar se “shënjestër e sulmuesve kanë qenë pjesëtarët serbë të njësisë së zjarrfikësve”. /albeu.com/

Shtuar më 27/11/2012, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori