Sërish në Kosovë vdes një person në vendin e punës
Pëlqej
Të shtunën në Deҫan, një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke punuar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Deҫan ka ndërruar jetë një person, derisa ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës ku viktima ka humbur ndjenjat derisa ishte duke punuar dhe është rrëzuar në rrugë.

I njëjti është dërguar në spitalin rajonal dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërkaq vdekja po cilësohet nga ana e policisë si “Hetim i vdekjes”.

Ndërkaq edhe një punëtor ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur Pejë ku viktima humbi dorën në një nga makineritë në të cilat ishte duke punuar ndërsa vdiq të enjten në QKUK pasi nuk mundi t’u bënte ballë plagëve të marra.


Shtuar më 09/12/2018, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori