Serbët plagosin një shqiptar në Veri të Mitrovicës
Persona të panjohur kanë sulmuar me thikë të riun shqiptar B.I. rreth 17 vjeçar, i cili pas trajtimit në spitalin e jugut të Mitrovicës, është lëshuar në shtëpi, raporton KosovaPress.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:40 në rrugën e "Kolashinit", përkatësisht afër Fakultetit Ekonomik në veriMitrovicës.

“Disa të rinj që dyshohet të jenë serbë, kanë sulmuar me thikë mbrëmë B.I. 17 vjeçar të nacionalitetit shqiptar, me ç’rast përveç lëndimeve tjera, i kanë shkaktuar edhe prerje në dorën e majtë. Për shkak të pamundësisë së marrjes së deklaratës nga viktima, në konsultim me prokurorin e shtetit viktima është lejuar të shkojë në shtëpi, në mënyrë që sot të jap deklaratën e tij në polici rreth këtij incidenti”, kanë thënë burimet.

Ndryshe, ky është rasti i gjashtë i sulmit ndaj shqiptarëve në veri brenda dy javëve të fundit.
Shtuar më 04/03/2017, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori