"Serbët nuk duan të luftojnë për Kosovën"
Qytetarët e Serbisë mendojnë se nuk do të ishte e justifikueshme hyrja në konfliktarmatosur me Kosovën, bazuar kjo sipas një studimi nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë.

Sipas anketës, "dhe votuesit e krahut të djathtë dhe partive si SRS (Voisllav Sheshel) dhe Dveri, nuk do të jenë të gatshëm të marrin armët për shkak të krahinës jugore serbe", shkruan "Blic", ndërsa kur bie fjala për anëtarët e partive, 70.6 për qind e të anketuarve nga SNS (partia e Alekdandar Vuçic) nuk e konsideron të justifikeshme hyrjen në konfliktarmatosur në Kosovë që të mbetet pjesë e Serbisë.

Për Kosovën nuk do të luftonin 57.5 për qind nga Dveri, 87 përqind të PLD, LSV dhe SDS, si dhe 50 për qind të SRS. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2017, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori