Serbët e veriut janë pro Ushtrisë së Kosovës
Zëendëskryetari i Kuvendit të Leposaviçit, Xhemshit Bekteshi, ka thënë për "Zërin" se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovësushtri, nuk u bën aspak dëm serbëve dhe se kjo është edhe në favorin e tyre.

Një serb i veriut të Mitrovicës, Serxhan Milladinoviç, gjithashtu është shprehur se nuk është kundër FSK-së që të bëhet ushtri.

"Për mua është njësoj si FSK si FAK. Ka njerëz që po i frikësohen kësaj, disa janë edhe të frustruar dhe këmbëngulin që asnjë forcë mbrojtëse mos ta kalojë Ibrin dhe të dalë në pjesën veriore.

Të tillë janë edhe kundër pranisë së forcave speciale ROSU të Policisë së Kosovës në pjesën veriore. Ta them të drejtën jemi lodhur", ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2017, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori