Serbja që dëshmoi për krimet e Millosheviçit - jeton mes kërcënimeve dhe frikës
Pëlqej
Kur një serbe e re nga Beogradi, u shfaq për të dëshmuar për krimet e ish-presidentit Slobodan Millosheviç, asaj iu premtua se kurrë s'do të dihej emri i saj apo identiteti.

Serbes iu nda vetëm një kod, si "Dëshmitarja B-129" dhe kur fliste kishte aperatura që ia ndryshonin edhe zërin, me qëllim që të mos njihej aspak se kush ishte.

Në vitin 2003, në Tribunalin e OKB-së që u mbajt për gjykimin e krimeve në ish-Jugosllavi, ajo dëshmoi kundër njeriut më me peshë dhe më me pushtet në atë kohë ne Serbi, Millosheviç.

Mirëpo, gjatë kohës së transmetimit të zërit të saj, pati një problem me aperaturat dhe zëri i saj u njoh nga mediat serbe.

Ajo sot e kësaj dite cilësohet si "tradhëtare e Serbisë" dhe është kërcënuar disa herë se do ta vrasin.

Kjo dëshmitare shprehet se ndihma që i dha gjykatës ia ka shkatërruar jetën.

Serbja, që tanimë është 42-vjeçe jeton e veçuar në një stacion hekurudhor dhe e mbrojtur nga policia. /dionis xhafa albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori