Serbisë duhet ti vihen kufijtë me NATO-n
Ish-politikani dhe njohësi i zhvillimeve politike, sidomos në raport me Serbinë, Azem Vllasi është shprehur se kontesti i kufirit në Karaqevë nuk zgjidhet me protesta të banorëve.

Vllasi thekson se çëlësi për ta zgjidhur çështjen e kufirit me Serbinë është NATO-ja.

“Çelësi që definon vijën kufitare të Karaqevës ndodhet në NATO. Ajo është kompetente sepse shumëçka është shkruar dhe definuar në Kumanovë kur është nënshkruar marrëveshja mes NATO-së dhe Serbisë dhe ne ende nuk e dimë se çfarë është nënshkruar në atë dokument” tha Vllasi për rajonpress.

Azem Vllasi vlerëson se NATO-ja duhet tua zgjidh problemin e kufirit me Serbinë banorëve të Karaqevës, që ata të jenë të qetë në vendin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2014, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori