Serbia: Veseli ka lidhje me krimin në Mitrovicë, të tregojë për Ivanoviçin
Sot bëhen saktësisht 8 muaj që nga dita kur u vra në Mitrovicën e Veriut, politikani serb Oliver Ivanoviç.

Deri më tani asnjë i dyshuar nuk është arrestuar, përkundër se hetimet po vazhdojnë.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë sot se për vrasjen e Ivanoviçit ka informacione Kadri Veseli.

“Nga fillimi kam thënë se duhet të shohim çfarë informacione di Kadri Veseli për vrasjen, pasi ai është si figurë udhëheqëse në këtë zonë. Ai ka lidhje të mira me grupet e krimit në Mitrovicën e jugut dhe të veriut. Ishte edhe udhëheqës i SHIK-ut. Duke marrë parasysh të gjitha këto, ai duhet të ketë informacione”, tha Drecun.


Shtuar më 16/09/2018, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori