Sherri që përfundoi me një viktimë në Greqi, 7 autorët pjesë e grupeve kriminale shqiptare

Ende asnjë gjurmë nga grupi prej 7 shqiptarësh që shkaktuan një tragjedi në Athinë të Greqisë mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar vdekjen e bashkëatdhetarit tyre.

Viktima mbeti i vrarë aksidentalisht jashtë lokalit në Nea Ionia, kur grupi prej 7 shqiptarësh po bënte sherr, e njëri prej tyre nxorri pistoletën dhe filloi të qëllojë.

Pas ngjarjes aksidentale ata u arratisën në drejtim të panjohur. Policia po punon për kapjen e tyre.

Sakaq mediet greke shkruajnë se shtatë shqiptarët janë pjesë e një bande kriminale të përfshirë në tarfikun e drogës. Dyshohet të jenë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Greqi.

Si ndodhi ngjarja

Gjithçka nisi rreth orës 23:40 kur një grup shqiptarësh, 7 persona, hynë në lokalin me shisha. Ata nisën të debatonin direkt pa u ulur.

Më pas ata dolën nga lokali duke bërtitur dhe duke vazhduar zënkën e tyre. Nuk dihet ende arsyeja e sherrit mes 7 shqiptarëve.

Kur sherri u ndez edhe me shumë, njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe ka nisur të qëllojë. Një nga plumbat kapi shqiptarin që s’kishte asnjë lidhje me grupin që po debatonte.

Ai u plagos rëndë, e për rrjedhojë ndërroi jetë në spital. Pas të shtënave shqiptarët janë zhdukur në drejtim të panjohur, ndërsa çështjen e ka marrë në hetim Departamenti i Vrasjeve të Sigurimit. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e grupit.

Në vendngjarje është gjetur një makinë tip xhip, e cila po kontrollohet imtësisht nga policia, për të gjetur gjurmë të autorëve.Pamjet nga kamerat e sigurisë do të ndihmojnë policinë të kuptojë se si grupi arriti në lokal dhe rrugën që ata ndodqën për tu arratisur. Ndërkohë, një banor i zonës thotë se dëgjoi 7 të shtëna./albeu.com/


Shtuar 22.02.2023 10:29

Tags: