Serbia vazhdon luftën ndaj Kosovës, ku ndodhet "Kolumbia evropiane" sipas tyre?
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecn, thotë se paralajmërimi i Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë për qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet e tyre në veriKosovës, është një mesazh politik dhe një përpjekje që të arsyetohen veprimet e mundshme të Prishtinës në veriMitrovicës ‘duke përfshirë këtu edhe veprimet e dhunshme’.

Sipas tij me këto deklarata ata po e paraqesin veriun e Kosovës si një zonë që kontrollohet nga grupet serbe të krimit të organizuar, dhe se e kanë harruar fare pjesën jugore të Mitrovicës.

Ai thotë se në jug të Mitrovicës funksionojnë ‘grupet kriminale të shqiptarëve”, të cilët e kanë shndërruar Kosovën në vrimë të zezë të Evropës dhe në “Kolumbi evropiane”.

Dje ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka udhëzuar qytetarët e saj që të shmangin vizitat në veriMitrovicës për arsye sigurie.
Shtuar më 03/04/2019, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori