“Përdorën krijimin tim pa leje”, Ronela Hajati merr akuzat e forta për veshjen në Eurovision (FOTO LAJM)

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, Ronela Hajati, së fundmi ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Eurovision 2022. Ajo që bëri shumë bujë dhe u komentua gjerësisht ishte veshja e saj, e cila u konsiderua shumë e guximshme.

Ronela u shfaq me një fustan blu me një dizajn mongol në materialin shoqërues dhe një kapele të madhe në kokë. Për imazhin e artistes është kujdesur stilisti shqiptar Niko Komani.

Mirëpo, rezulton se ky nuk është krijim i tij. Një krijues nga Brazili i quajtur Pedro Leopoldo tregon se skica e veshjes së Ronela Hajatit, në të vërtetë është realizuar prej tij, madje që në prill të vitit 2020.

Ai ka bërë një postim në Instastory ku shpjegon situatën dhe ngre shqetësimin se askush i ka marrë leje as nuk i ka dhënë atributet për punën e tij. Nuk e dimë si do të reagojë ekipi shqiptar për këtë situatë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pedro Leopoldo (@pedraols)

Ndërkaq, kujtojmë se Ronela do të ngjitet e para në skenën e madhe të Eurovision 2022 në mbrëmjen e parë gjysmëfinale të 10 majit, ku do të performojë live këngën e saj “Sekret”.