Serbia t'i zbatoj marrëveshjet me Kosovën
Shtyrja e dhënies së statusit të kandidatit të Serbisë për BE, nuk do të ketë efekte negative për integrimet evropiane, ka thënë ambasadori francez në Beograd, François-Xavier Denio.

I pyetur për pasojat që kjo vonesë mund t’i ketë në planin e brendshëm serb, ai ka thënë se kjo do t’i jap kohë Serbisë që të përgatitet më mirë.

"Për dy muaj disa gjëra mund të bëhen. Pas Samitit e kemi një qëndrim unik të BE-së, me përcaktimin e qartë të asaj që ne mendojmë se është e domosdoshme për statusin e kandidatit”, ka thënë Denio për EurActiv, duke potencuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog me Prishtinën
Shtuar më 19/12/2011, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori