Serbia të zbatojë marreveshjet, pastaj "Bruksel 2"
Pëlqej
Pala kosovare duhet të kishte kushtëzuar Serbinë për implementim të marrëveshjeve të arrituraBruksel, e pas kësaj mund të kishte "Bruksel 2".

Kështu thonë njohësit e çështjeve ndërkombëtare.

Profesori universitar, Emrush Ujkani, ka deklaruar se institucionet e Kosovës do të duhej që domosdoshmërisht me qenë pjesë e dialogut dhe se nuk ka alternativë tjetër, por sipas tij paraprakisht do të duhej të bëhej vlerësimi i zbatimit të marrëveshjeve paraprake.

“Ajo që mendoj se mund të bëhet tani për tani është vlerësimi i përgjithshëm dhe atë bashkë më Bashkimin Evropian për të vlerësuar se sa janë implementuar marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel para se të kalohej në negociata të mëtutjeshme. Natyrisht se nuk jemi kundër dialogut në asnjë moment, por unë mendoj se është shumë e nevojshme të krijohet një mekanizëm matës rreth asaj se si janë implementuar marrëveshjet deri me tani, ku kemi ngecur dhe sa i ka mbetur njërës ose tjetrës palë të veprojë tutje”, tha Ujkani për "Tribuna".

Ujkani u shpreh se marrëveshjet e arritura mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiçit duhet të ishin implementuar, por se Serbia nuk po i zbaton ato. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori