Serbia: Të ndërrohet plani i zbatimit të marrëveshjes
“Serbia nuk do të lejoj kurrfarë ndryshimi të asaj marrëveshje, si dhe do të kërkoj ndryshim të planit të cilin e ka propozuar BE-ja”. Kështu është shprehur shefi i ekipit të Qeverisë së Serbisë për zbatimin e marrëveshjes Veljko Odaloviq.

“Do të kërkojmë ndërrimin e planit për implementim të cilin e ka prezantuar përfaqësuesi i BE-së, Fernando Gentilini. Kërkojmë që të jepen garanci ligjore për themelimin e bashkësisë së komunave serbe dhe që të hartohet statusi i saj që do të garantoj të drejtat që përcaktohen në marrëveshje”, ka thënë Odaloviq për “Veçernje Novosti”, citon ORAinfo.

Ekipet për implementimin e marrëveshjes janë takuar para Pashkëve në Bruksel, por nuk është arritur marrëveshje. Në Bruksel sot pritet të mbahet takimi i ri në të cilin Beogradi duhet të paraqes propozimin e vet. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2013, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori