Serbia të kërkojë falje për krimet në Kosovë
Pëlqej
Harta e Kosovës
Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) në Maqedoni vlerësoi të enjten se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e bëra dhe të kompensojë dëmet e shkaktuara në Kosovë, por edhe në vendet tjera të rajonit.

OBRIE përmes një njoftimi për media thekson se tendencat për të individualizuar krimin dhe terrorin e popullit serb mbi popullatën civile në Kosovë, por edhe vende tjera të rajonit nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetin në rajon.

Serbia nëse kërkon një fillim të ri, paqe dhe stabilitet në rajon, duhet të pranoj fajin dhe të kompensoj dëmet që i ka shkaktuar popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Vetëm atëherë, sipas kësaj organizate do të ishte e arsyeshme të fillojë dialogu mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë për çështjet teknike dhe assesi për çështjen e statusit.

Kjo organizatë thekson se, Tribunali i Hagës nuk është treguar kompetentë dhe i drejtë në procesin e gjykimit dhe dënimit të kriminelëve të luftës. (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori