Serbia sot kthen 22 trupa shqiptarësh
Pëlqej
Shteti serb do të kthejë në Kosovë gjatë ditës së sotme 22 trupa shqiptarësh, të gjetur në Rashkë të Serbisë.

Ndonëse ishin lajmëruar se do të klthehen trupat e 24 shqiptarëve, për 2 mbetje mortore nuk dihet ende pse nuk do të vijnë në Kosovë, raporton mesazhi.com.

Serbia dorëzoi edhe në muajin gusht 16 trupa shqiptarësh të vrarë në luftë tek EULEX-i.

Ky i fundit ua dorëzoi trupat familjarëve.

E njëjta procedurë pritet të zhvillohet edhe me trupat që do sillen sot nga pika kufitare e Merdarës. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori