Serbia siguron "individualitetin" e Mitrovicës për gjyqësinë
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq gjatë takimit të djeshëm në Bruksel të ndërmjetësuar nga Catherine Ashton, kanë arritut të afrojnë qëndrimet e tyre rreth sistemit të drejtësisë në Kosovë, megjithatë ende nuk ka marrëveshje.

Marrëveshja pritet të finalizohet në takimin e radhës i cili do të mbahet pas disa ditëve në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Ivica Daçiq, pas një takimit të ditës së djeshme që zgjati rreth pesë orë, kanë arritur të afrojnë qëndrimet e tyre por nuk e kanë formalizuar pajtimin rreth sistemit të drejtësisë.

Në takimin e radhës prite të finalizohet marrëveshja që të ketë një gjykatë themelore për të gjithë rajonin e Mitrovicës, në shtatë komunat e saj e jo vetëm për komunat me shumicë serbe në veri.

Por do të ketë ndërtesa të veçanta në veri ndërsa në “njësitë“ e gjykatave do të jetë përbërja etnike sipas strukturës së popullatës në atë pjesë. Pala serbia shprehet se me ketë fakt ka siguruar “individualitetin dhe specificitetin e serbëve në veri“.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e përfaqësueses së Lartë të BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, thuhet se ka pasur një diskutim të thellë për të gjitha çështjet finale të lidhura me drejtësinë në bazë të marrëveshjes së 19 Prillit.

“Të gjithë elementët relevantë janë duke u mbledhur së bashku si një paketë, të cilën do ta finalizojnë kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, në takimin e tyre të radhës”, ka thënë Ashton.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka konfirmuar se palët janë përafruar shumë në qëndrimet e tyre rreth kësaj çështjeje. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2014, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori