Serbia shtrin pushtetin në veri të Kosovës
Serbia vazhdon të mbajë gjallë fuqishëm strukturat dhe njerëzit e saj në Kosovë, në kundërshtim të hapur me Marrëveshjen e Brukselit.

Në ditën e fundit të vitit 2014 kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka marrë vendim për ndërrimin e disa kryetarëve të komunave ilegalë që në vendim quhen “organet e përkohshme në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, raporton Koha.net.

Kështu, në Shtërpcë kryetari aktual i dalë nga zgjedhjet e Kosovës, Bratislav Nikoliq do ta zëvendësojë në krye të komunës paralele Ivan Redzicin e deritashëm.

Vendimi i njëjtë për komunën e njëjtë e zëvendëson Marjan Gjorgjeviqin me Dragan Vlekoviqin dhe Nenad Filipoviqin me Dragan Redzicin si pjesë e udhëheqësisë.

Vendimi është shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë.

Nikolic e fitoi një mandat të ri në krye të Shtërpcës në balotazh me Redzicin në zgjedhjet lokale 2013./albeu.com/

Shtuar më 04/01/2015, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori