Serbia shton presionin për Asociacionin, a do ta mbyllë njërin sy Haradinaj si demarkacionin?
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është “shumë tolerant” në zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit.

Daçiçi ka kërcënuar se nëse ai do ta kishte në dorë këtë punë, do ta tërhiqte nënshkrimin nga marrëveshja.

“Unë do të kisha tëhrequr firmën për shkak të mos formimit të Asociacionit, dhe në këtë mënyrë do të kthehej gjendja e vjetër, që do të thotë kthimi i institucioneve serbe”, tha Daçiç, transmeton lajmi.net

Duke folur për “planin gjerman” për zgjidhjen e problemve Kosovë-Serbi, ministri serb tha se këto janë vetëm trillime.

“Në epokën e lajmeve të rreme, duhet të jemi në njohuri çka po negociohet. Plani gjerman? Është trillim i pastër”, tha Ivica Daçiç.

Pas takimit të djeshëm ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit, edhe BE-ja i kërkoi Kosovës formimin e menjëherëshëm të Asociacionit.
Shtuar më 24/03/2018, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori