Serbia shton forcat policore në kufi me Kosovën
Pëlqej
Serbia ka shtuar praninë e forcave policore në kufirin me Kosovën.

Urdheri për shtim të policëve serbë ka ardhur menjëherë, pasi një polic serb ka vdekur nga plagët e marra në kufi.

"Kam urdhëruar që në këtë pjesë të zonës tokësore të dërgohen forca të fuqishme policore të cilat do të mbrojnë jetën e pjesëtarëve të policisë, të popullatës lokale dhe interesat vitale të vendit tonë”, ka thënë Stefanovic për Tanjug.

Sipas Stefanoviç, Serbia nuk do të tolerojë aspak që "grupe terroriste" të rrezikojnë shtetin serb. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori