Serbia: Serbët e humbur në luftëra nuk janë gjetur
Pëlqej
Komisioni i Serbisë për personat e pagjetur gjatë luftrave në ish-Jugosllavi pretendon se shtetet ku u bënë luftërat nuk kane bere sa duhet për të gjetur trupat e serbëve të humbur.

Kryesuesi i komisionit për persona të pagjetur, Velkjo Odaloviç tha të enjtën se trupat e 39 serbëve të vrarë gjatë luftës janë kthyer nga Kroacia këtë vit, por asnjë nuk është kryer nga Bosnja apo Kosova.

“Kjo tregon se organet shtetërore dhe institucionet në territoret ku ne po kërkonim viktimat nuk po bëjnë sa duhet,” tha Odalovic gjatë një konference për shtyp në prag të Ditës Ndërkombëtare për të Pagjeturit të dielën, shkruan BIRN.

Ai nënvizoi se i tërë rajoni duhet të bëjë ç'është e mundur që të gjenden personat që janë zhdukur gjatë luftrave të viteve te nëntëdhjeta në hapësirën e ish-Jugosllavisë. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori